Krasniqi shpreh ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Ferizaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave që humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku të mërkurën në mbrëmje në magjistralen Shtime-Ferizaj

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku të mërkurën në mbrëmje në magjistralen Shtime-Ferizaj.

Ai, nëpërmjet në postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve është tejet i dhimbshëm.

“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndërsa, dy qytetarët e lënduar nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime janë duke u trajtuar në QKUK.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga QKUK kanë thënë se gjendja e gruas, e cila mësohet të jetë shtatzënë, është e rëndë.

Në përgjigje thuhet se ekipet mjekësore janë duke bërë ç ‘është e mundur për ta shpëtuar gruan.

Ndërsa, burri saj është në trajtim dhe ka lëndime më të lehta.

Foto nga vendi i ngjarjes

“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta!”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Në aksidentin tragjik  kanë humbur jetën katër persona, aty ishin të përfshirë tri vetura, kurse të katër viktimat ishin brenda një automjeti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika