SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa bankave ruse, kompanive dhe individëve, për shkak të ndihmës që i kanë dhënë Moskës për të shmangur sanksionet një vit pas pushtimit të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa bankave ruse, kompanive dhe individëve, për shkak të ndihmës që i kanë dhënë Moskës për të shmangur sanksionet një vit pas pushtimit të Ukrainës.

“Veprimet e sotme, së bashku me masat shtesë të marra nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Tregtisë dhe Zyra për Tregti e SHBA-së, në koordinim me aleatët dhe partnerët e G7-s, edhe më tej izolojnë Rusinë nga ekonomia ndërkombëtare. Po ashtu, pengojnë aftësinë e Rusisë për të pasur qasje në kapital, materiale dhe teknologji për të mbështetur dhe vazhduar luftën kundër Ukrainës që ka vrarë mijëra dhe ka detyruar të zhvendosen miliona persona të tjerë”, tha Departamenti amerikan i Thesarit më 24 shkurt.

Ndërkaq, sipas Shtëpisë së Bardhë, sanksionet e reja shënjestrojnë mbi “200 individë dhe entitete, përfshirë edhe aktorë rusë dhe të shteteve të tjera në mbarë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme që po mbështesin përpjekjet e luftës së Rusisë”.

Subjekt i sanksioneve të reja do të jenë edhe “disa institucione financiare ruse, së bashku me zyrtarë rusë që ilegalisht operojnë në Ukrainë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se rundi i ri i sanksioneve godet sektorët e mbrojtjes dhe teknologjisë së lartë të Rusisë, por edhe përpjekjet për të shmangur sanksionet ekzistuese.

Sanksionet e reja amerikane vijnë në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, luftë që deri më tani ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra persona dhe ka shkaktuar shkatërrim të qyteteve ukrainase.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika