Jeremiq: Nëse Vuçiq e pranon marrëveshjen të hënën, ai do të kryejë tradhti të madhe

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se nëse të hënën, më 27 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranon planin evropian, “sipas të cilit Kosova do të bëhet shtet, ai do të kryejë tradhti të lartë”

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (foto ilsutrim: Nova.rs)

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se nëse të hënën, më 27 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranon planin evropian ai do të bëjë “tradhti të madhe”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiq do të kenë një takim të nivelit të lartë, të hënën e 17 shkurtit,  në Bruksel.

Sipas tij, për Serbinë “pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një fatkeqësi kombëtare”.

“Pavarësisht gjithë spinave dhe propagandave që do të përpiqeshin ta mbulonin, çështja është shumë e thjeshtë. Duke qenë se Serbia është shtet, nëse pajtohet për barazi me ‘Kosovën’, do të pranonte pa mëdyshje që edhe ‘Kosova’ të jetë shtet. Qëndrimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund të jetë ose jo shprehimisht në marrëveshje, nuk bën dallim”, ka thënë Jeremiq, shkruan N1.

Ai theksoi se “pasojat e kësaj tradhtie nuk do të ishin asgjë më pak se tragjike” dhe se pavarësia e Kosovës së shpejti do të njihet nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë këtë deri më tani.

Pas kësaj, vlerësoi Jeremiqi, Kosova “do të ishte pranuar menjëherë në NATO dhe Këshillin e Evropës”, ​​dhe “OKB-ja dhe UNESCO-ja do të ishin të radhës”.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika