Ndërpritet furnizimi me gaz rus për Poloninë

FOTO: Reuters

“Rusia i ka ndalur furnizimet me naftë në Poloni përmes gazsjellësit Druzhba”

Kështu ka thënë Daniel Obajtek, shefi i rafinerisë polake të naftës, Orlen, raporton Reuters.

Megjithatë, ndikimi besohet se është i neglizhueshëm.

Obajtek ka thënë se kompania ka qenë “plotësisht e përgatitur” për këtë skenar.

“Vetëm 10 për qind e naftës së papërpunuar ka qenë duke ardhur nga Rusia, dhe ne do ta zëvendësojmë atë me shtetet tjera furnizuese”, ka shkruar ai.

“Ky është rezultat i diversifikimit të kryer në vitet e fundit”.

Orlen ka thënë se mund t’i sigurojë furnizimet plotësisht nga rrugët detare, që nënkupton se ndalesa ruse nuk do të ketë ndikim në disponueshmërinë e produkteve të saj me pakicë, si benzina.

Druzhba njihet si një prej gazsjellësve më të mëdhenj në botë dhe furnizon me naftën ruse shumë shtete në Evropën Qendrore.

Gjermania është furnizuar, po ashtu, përmes kësaj rruge, mirëpo ka hequr dorë vullnetarisht pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika