Nexhmije Gori zgjidhet kryetare e Odës së Infermierëve

Nexhmije Gori është zgjedhur kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesonistëve tjerë shëndetësorë, në Kuvendin e parë të legjislaturës së tretë të OIK

Nexhmije Gori është zgjedhur kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesonistëve tjerë shëndetësorë, në Kuvendin e parë të legjislaturës së tretë të OIK.

Gori, e cila vjen nga Klinika e Neonatologjisë ka marrë 129 vota karshi kundërkandidatit Agron Bytyqi i cili mori 44 vota.

Pas konfirmimit të rezultatit, kryetarja e sapozgjedhur e Odës i ftoi anëtarët e Kuvendit që e votuan që t’a mbajnë për fjale për zotimet që ka bërë.

“E dij që do nuk do të jetë aspak e lehtë të jem përballë kërkesave dhe sfidave të panumërta që na presin. Por, vlerat janë aty ku janë vështirësitë. Dhe unë iu them nga këtu se do të vazhdoj edhe atëherë kur vazhdimi të bëhet i vështirë. Ky është rregulli që ndjekin udhëheqës të cilët kanë një qëllim: Të ngërthejnë të vërtetën dhe të luftojnë të keqen”, ka thënë kryetarja e re e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori.

Dyertë e OIK ajo tha se të jenë hapur për secilin anëtarë të OIK.

“Edhe për Ju që keni besuar edhe për Ju që keni menduar se dikush tjetër mund të jetë më i mirë në këtë detyrë. Mendimet ndryshe na bëjnë edhe më të fortë në rrugëtimin tonë andaj respektoj secilën vërejtje, sugjerim dhe kritikë e vlerësim që është konstruktive. Dallimet e sotme i lëmë këtu, që të ecim përpara. Andaj nga sot, gjithë Ju jeni bashkëpunëtorët e mij, për të na ndihmuar për të ecur tutje”, ka thënë kryetarja e re e OIK-ut.

Ajo ka falënderuar edhe kryetarin e deritashëm të OIK, Naser Rrustemaj për punën që ka bërë në konsolidimin e OIK.

“Ndjehem tejet e privilegjuar dhe verësuar që sfidat më të rënda janë tejkaluar nga kryetari i deritashëm Naser Rrustemi”, është shprehur ajo, duke potencuar se Rrustemaj do të vazhdojë të japë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në OIK.

Ndryshe, përveç Gorit dhe Bytyqit, kandidat ka qenë edhe Vlora Fejzullahu Ejupi e cila për arsye personale është tërhequr para votimit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika