Osmani për 25-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit: Kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës, duke thënë se kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës.

“Kjo ditë tmerri shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë në vatrën e rezistencës, në Drenicë”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se kjo masakër ka intensifikuar edhe më luftën çlirimtare të djemve dhe vajzave të UÇK-së, “të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit”.

“Në 25-vjetorin e kësaj masakre, kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë. Nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vendoset dhe autorët të marrin dënimin e merituar”, ka shtuar presidentja Osmani.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën e Likoshanit dhe atë të Qirezit!”, ka theksuar Osmani.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika