Kurti solidarizohet me përdoruesit e karrocës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë, me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës

Me rastin e një marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë.

Kreu i qeverisë, së bashku me kabinetin e tij në shenjë solidarizimi janë ulur në karroca.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, shkruan KP.

Përfaqësues të HENDIKOS-it do të takohen edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe drejtorë komunalë të Prishtinës.

Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës shënohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika