Katër ide për pjata mëngjesi të shëndetshme

Mëngjesi është vakti që të nevojitet pjata me vlera ushqyese dhe jo shumë yndyrë

Pjatat e mëngjesit zakonisht kërkohen me qenë të thjeshta dhe të lehta në mënyrë që mos me e ngarku lukthin me yndyra të tepërta.

Ne i kemi përzgjedhë katër ide të cilat kanë vitamina, proteina dhe vlera ushqyese të mjaftueshme për organizmin tonë.

Kombinimi i parë përfekt për një recetë mëngjesi:

Kjo pjatë asht ideale për secilin që mundohet me ju shmangë karbohidrateve.

Yndyra e djathit, proteinat prej vezëve, vitaminat prej kastravecave e dredhëzës, që plotëson normën e vlerave ushqyese.

Kurse për shije (sepse ushqimi s’ka pse me qenë bajat) pak leajthia e suxhuk bosne.

Pjata e dytë me vlera ushqyese

Nëse suxhuku nuk është zgjedhja jote e parë, lirisht nise mëngjesin me këtë pjatë, sidomos nëse ka tepru peshk prej darkës (salmon specifikisht).

Vezët, salmoni, avokado, kërpudhat e spinaqi i fërgum janë një super-kombo jo vetëm sa i përket vlerave ushqyese, por edhe shijes.

Proteina, yndyrna të shendetshme e hekur janë vetëm disa prej vlerave të cilat i merr prej nji shujte të tillë.

Pjata e tretë me plotë shije dhe vitamina

Meqë mjekët thonë që një ve në  ditë largon rreziqet e sëmundjeve të zemrës, ky është kombinimi të cilin ta përmendëm e që përmbanë pak karbohidrate.

Një rriskë bukë thekre me tunë e avokado, pak sallatë rukolle, ve, ullinjë e perime janë ato çka këtë pjatë e bëjnë me vlera ushqyese.

Pjata e katërt

MËNGJES PA KARBOHIDRATE – PJATA 4

Ky kombinim flet për plot shije prej kërpudhave e parmezanit, plot yndyrë të shëndetshme prej avokados e i mbushur vitamina prej brokollit, plot proteina prej vezëve e plot shije prej kërpudhave.

Të gjitha këto kombinime janë sygjerime për alternativa të shëndetshme mëngjesi.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika