Kërkohet paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për rastin “Fajdeja”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar ga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 të dyshuarve në rastin “Fajdeja”

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të dyshuarve në rastin “Fajdeja”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, paraburgimi është kërkuar ndaj të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., SH.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe SH.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Detyrimi””, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara, janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika