Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetiti, Antony Blinken ka thënë se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit të Katërshes, sekretari Blinken ka thënë se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën.

Krahas Shteteve të Bashkuara në Grupin e Katërshes marrin pjesë India, Australia dhe Japonia, të cilat kanë shprehur shqetësimin nëpërmjet një deklarate të përbashkët edhe për aktivitetet destabilizuese në Detin e Kinës së Jugut dhe të Lindjes, një referencë e qartë kjo për Republikën Popullore të Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit është shprehur se Rusia nuk mund të lejohet të bëjë luftë pa u ndëshkuar.

“Nëse e lejojmë Rusinë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, ky do të ishte një mesazh për agresorët kudo, se ndaj tyre nuk do të kishte pasoja”, tha sekretari Blinken.

Në një deklaratë të publikuar pas takimit, grupi u shpreh se përdorimi apo kërcënimi për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë është “i papranueshëm”.

Me një referencë të qartë për Kinën, ministrat e Grupit të Katërshes kanë dënuar në deklaratën e tyre veprimet që rrisin tensionet në Detin e Kinës Jugore, si dhe “militarizimin” e territoreve të diskutueshme në këtë zonë.

“…një gjë që do të donim të thonim është zbatimi i ligjit, i rregullave ndërkombëtare. Për sa kohë që Kina u përmbahet rregullave dhe normave ndërkombëtare dhe vepron brenda institucioneve ndërkombëtare, standardeve dhe rregullave, atëherë nuk ka konflikt për çështjet mes Kinës dhe Grupit të Katërshes”, ka thënë ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi.

Në deklaratën e Grupit të Katërshes jepet mbështetje e fortë për parimet e lirisë, shtetit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorimin e forcës, si dhe kundërshtohet çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar status quo-në.

Megjithëse në deklaratë nuk përmendet Kina, Ministria e Jashtme kineze kritikoi Grupin e Katërshes duke thënë se “bashkëpunimi mes vendeve duhet t’i përmbahet tendencës së kësaj periudhe për paqe dhe zhvillim dhe se nuk duhet të angazhohen në klika ekskluzive”. VoA

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika