Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare njëra ndër pikat për dialogun Kosovë-Serbi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Pamje: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës, të mërkurën e 8 marsit do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seancat plenare të kaluara.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe debati parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërsa për “Sigurinë juridike të grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”, kryeministri i Kosova, Albin Kurti do të jetë në Interpelancë.

Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt dhe 2 mars 2023:

  1.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
    6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
    7.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së  kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,,
    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
    14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
    15.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:
  3. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022 dhe 8 shkurt 2023:

  1.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
    11.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
    12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
    16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
    17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
    18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
    19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
    20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
    21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
    22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
    23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
    24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
    25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
    26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
    27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
    28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
    29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
  2. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:
  3.  Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
  4. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:
  5.  Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
    6.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
    7.    Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
  6. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023:
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,
    19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,
    20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,
    21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,
    22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,
    23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,
    24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
    16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,
    17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

VIII. Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023:

  1.  Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe      Republikës së Serbisë.
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:
  3. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
    11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
    12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
    13. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika