Konjufca për Asociacionin: Po i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare se ajo çfarë kërkon Serbia është e pamundshme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryearti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova, nuk është duke tentuar t’i shmanget Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por sipas tij themelimi një bashkësie të tillë do duhej të bëhej sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ai në një intervistë në ATV, ka thënë se Kosova është duke tentuar që t’i tregojë partnerëve ndërkombëtarë, se ajo çfarë kërkon Serbia është e pamundur.

“Nuk po mundohemi me iu shmangë, po mundohemi të tregojmë që ky Asociacion i ka dy dimensione, i pari është i 2013-tës i dyti është përmbajtja. Krejt këtë pas 2013-tës, e ka hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese, së pari etnik, së dyti që është bartës i pushtetit publik, së treti që është pushtet i nivelit të tretë… Këto tri principe do ti shpjegojmë dhe ta pozicionojmë Kosovën në ato tri principe për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare që kjo çfarë kërkon Serbia është e pamundshme”, ka thënë ai.

Kujtojmë se para disa kohe, Konjufca kishte deklaruar se nuk duhet të themelohet asnjë lloj i Asociacionit, as me kompetenca ekzekutive e as pa to.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika