Krasniqi për nenin 6 të marrëveshjes: Sjell cikël të pafundmë të negociatave e kompromiseve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se neni 6 i planit evropian sjell kompromise të reja për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke e komentuar nenin 6 të planit evropian

Neni 6 i planit evropian, sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sjell negociata të pafundme e shumë kompromise të reja, të cilat nuk i nevojiten Kosovës.

Këto tema, të cilat, sipas tij, i sjell ky nen, kanë qenë duke u dialoguar që nga fillimi i dialogut teknik.

“Kjo çka sjell është një cikël të ri të pafundmë të negociatave, të kompromiseve, temave dhe diskutimeve që i kemi pasur prej që ka filluar dialogu teknik”, ka thënë ai gjatë intervistës në ‘Debat Plus‘ në RTV Dukagjini.

I pari i PDK-së tha po ashtu se edhe terminologjia e përdorur në marrëveshjen e propozuar nga BE është tejet problematike për shkak të dykuptimësisë gjuhësore.

“Terminologjia është problematike, krejt teksti vuan prej asaj që është lëngatë e përhershme e teksteve evropiane, ambiguitetit konstruktiv, dykuptimësisë, e cila e bën të lehtë të interpretohet secila palë si ka qejf, për t’ia mbushur mendjen atyre që i kanë mbështetës”, tha ai.

Problematike, sipas Krasniqit, është edhe që në vend të fjalës “finale” është përdorur termi “marrëveshje ligjërisht e obligueshme”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika