Taekwondisti Arbër Bajra është i kualifikuari i parë për Lojërat Evropiane 2023

Taekwondisti Arbër Bajra është sportisti i parë i kualifikuar nga Kosova në Lojërat Evropian

Taekwondisti Arbër Bajra është sportisti i parë i kualifikuar nga Kosova në Lojërat Evropian, të cilat, prej 21 qershor deri më 1 korrik mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë.

Konfirmimi për Bajrën ka ardhur nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Unioni Evropian i Taekwondosë.

Bajra do të garojë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Sportistët e taekwondosë kualifikohen për në LE 2023, bazuar në renditjen e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa nga një Komitet Olimpik Kombëtar kualifikohet vetëm një për kategori.

Garat e taekwondosë në Lojërat Evropiane 2023 janë edhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Krahas taekwondosë, KOK pritet të përfaqësohet edhe me sporte të tjera, disa prej të cilave llogariten edhe si Kampionate Evropiane dhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika