Molliqaj: Nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia kemi kaluar në mosnjohje reciproke

"Tash mungesës së njohjes Kurti po i përgjigjet me një tjetër akrobacion gjuhësor: nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia, kemi kaluar në mosnjohje reciproke", kështu ka deklaruar kreu i PSD-së, Molliqaj në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

“S’ka njohje, ka llafe”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Sipas tij, njohjes reciproke “Kurti ia pati shtuar edhe një fjalë që u pat përvetësuar prej opinionit: njohja reciproke në qendër”.

“Tash mungesës së njohjes Kurti po i përgjigjet me një tjetër akrobacion gjuhësor: nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia, kemi kaluar në mosnjohje reciproke. Kemi përparuar sepse tash as ne nuk e njohim Serbinë. Ne nuk jemi në OKB dhe në shumë organizata tjera ndërkombëtare. Serbia është në të gjithat. Në Akordet e Evianit, është Franca që si kolonizatore heq dorë dhe e njeh Algjerinë, nuk flitet për njohjen e Francës nga Algjeria.”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Sipas Molliqajt, Kurti ka vendosur ta rishpikë edhe reciprocitetin.

“Mosnjohje reciproke – ky na qenka reciprociteti, jo ai midis shqiptarëve të Luginës dhe serbëve të Kosovës, jo ai i mallrave, tregtisë dhe politikës”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika