Gërvalla takohet me Dendias  

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla është takuar me kryediplomatin grek Nikos Dendias, më të cilin kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Deandias ka thënë se temat e tjera kanë qenë edhe zhvillimet rajonale. 

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, u takova me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë. 

“Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet lidhur me Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai. 

Ndërsa, gjatë ditës kryediplomati nga Greqia është takuar dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurtin.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika