Lëndohen dy pjesëtarë të policisë nga përleshjet në mes të tifozëve të Llapit dhe Ballkanit, arrestohen 21 persona 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Portalin Dukagjini ka treguar se janë shoqëruar 21 persona në polici, dhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar nga përleshjet në mes të tifozëve të Llapit dhe Ballkanit.  

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës. 

Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë  

Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur mjete të forta. 

Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.  

Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar. 

Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus. 

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen. 

Hetuesit policorë në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje. 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika