Tovërlani për “skandalin” në Podujevë: Ne po e shkatërrojmë stadiumin vet

Përleshjet e tifozëve të Llapit dhe Ballkanit i ka komentuar edhe trajneri i njohur Afrim Tovërlani.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ai ishte i zëshëm për këto incidente.

“Kushtet ishin ideale për zhvillimin e ndeshjes në Podujevë. Ne po flasim shumë pse nuk po rinovohen stadiume, teksa stadiumin e renovuar, që si ka as një vit që është lëshuar në përdorim ne e shkatërrojmë vet”, tha ai fillimisht.

Tovërlani po ashtu përmendi edhe “ligjin” si element kryesor.

“Elementi kryesor është ligji, nëse nuk respektohet, dërgoi secilës tifozëri që bëjnë gjëra të tilla në burg nga  6 muaj ose një vit edhe e shohim a to të bëjnë edhe të tjerët”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00.

Përveç lajmeve nga sporti vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi edhe nga sporti ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika