Miroslav Lajçak viziton Serbinë, pritet të takohet me Vuçiqin

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të hënë do ta vizitojë Serbinë, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Sipas mediave serbe, takimi pritet të nis rreth orës 14:30, ku do të diskutohet për planin evropian dhe për mënyrën e zbatimit të tij.

Kjo vizitë e Lajçakut në Serbi, vjen disa ditë pas takimit të tij në Kosovë me krerët e institucioneve, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Emisari i BE-së kishte deklaruar se pret që palët më 18 mars ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Në Serbi, ai do të qëndrojë deri të mërkurën.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika