Arrestohet shtetasi i Serbisë, dyshohet se i kreu dy vjedhje në Kamenicë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një shtetas serb, nën dyshimet se i ka kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme.

Sipas njoftimit, viktimat ishin me nënshtetësi kosovare, teksa bëhet e ditur se i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

“Është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi kishte kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme, të viktimave meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika