Lajçak pas takimit me Vuçiq: I morra reagimet, tani do t’i finalizojmë përgatitjet para takimit në Ohër

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Pak detaje ka  dhënë emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak, tha se tashmë i kanë mendimet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, për planin e zbatimit të marrëveshjes të propozuar nga BE.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin Aleksandër Vuçiq,  për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, ka thënë ai.

Ndryshe, Lajçak, gjatë ditës së martë deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Kurse, në nga krerët e institucioneve të Kosovës, nuk është mohuar themelimi i Asociacionit, por insistojnë se ai do të bëhet vetëm duke e respektuar Kushtetutën e vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika