FVK fiton të drejtën për organizimin e kualifikueseve të Evropianit U22

FVK-ja ka njoftuar se Kosova do të jetë organizatore e Grupit D, kualifikues për Kampionatin Evropian U22, në kategorinë e meshkujve, i cili do të zhvillohet në muajin korrik

Federata e Volejbollit të Kosovës ka njoftuar të mërkurën e 15 marsit, se ka fituar të drejtën e organizimit të kualifikueseve të Evropianit U22.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit D, kualifikues për Kampionatin Evropian U22, meshkujt, i cili do të zhvillohet në korrik.

Kosova do të marrë pjesë pikërisht në Grupin D, ku do të ketë punë të vështirë ndaj kundërshtarëve si Polonia, Izraeli dhe Hungaria.

“Djelmoshat “Dardanë”, të cilët kanë avantazhin të luajnë si nikoqirë në garën që do të zë vend mes datave 21-23 korrik, do t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për paraqitje sa më dinjitoze në një grup jashtëzakonisht sfidues, me kundërshtarë si Polonia, e cila aktualisht zë vendin e tretë në ranglistën e përgjithshme të Kombëtareve më të forta për grupmoshën nën 22-vjeç nga CEV. Ndërkohë, Izraeli dhe Hungaria zënë pozitat 9 respektivisht 14 në të njëjtën ranglistë”, thuhet në njoftimin zyrtar të FVK-së.

Gjatë muajve në vazhdim FVK do ta bëjë publik edhe vendin ku do të mbahet ky aktivitet.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika