Kurti pritet në takim nga ambasadorë të shteteve anëtare të KiE, thotë se Kosova bëri hapa të mëdhenj drejt demokratizimit

Në përfundim të ditës së parë nga vizita në Strasbourg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit nga mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës (KiE).

Në fjalën e tij, ai foli mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës në demokratizimin e vendit, rritjen ekonomike, sundim të ligjit e drejtësisë.

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, tregues të së cilës, janë indekset dhe rankimet ndërkombëtare që faktojnë se Kosova është një histori suksesi e demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti foli dhe mbi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Republika e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, të cilat janë të mishëruara edhe në Kushtetutën e Republikës”, ka shtuar ai.

Gjatë ditës, Kurti u prit edhe nga eurodeputeti gjerman, Manfred Weber, njëherësh drejtues i grupit të EPP në Parlamentin Evropian dhe eurodeputeten nga Kroacia nga radhët e EPP, Zeljana Zovko.

Në takim u diskutua për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, hapat e mbetur për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

“Me trendin çdo vit e në rritje të eksporteve, veçanërisht në dy vitet e fundit, dhe me mbështetjen që u ka dhënë Qeveria përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike bizneseve të fokusuara në prodhimtari, Kosova synon që të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti. Ndërkaq, nëpërmjet sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, qeverisjes së mirë, dhe stabilitetit institucional, krahas politikave tatimore të favorshme dhe veçorive të fuqisë punëtore, Kosova synon që të bëhet tërheqëse për investitorë të huaj”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika