Kurti bisedon me Ali Ahmetin e Bujar Osmanin, nuk pranon të flasë pas takimit (VIDEO)

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flasë pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Takimi është mbajtur para takimit të Kurtit me homologun e tij maqedonas

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me udhëheqësin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka pranuar të flasë duke thënë se është vonë për takimin me kryeministrin maqedonas.

RTV Dukagjini sjell pamje nga takimi i dyshes.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, do të jetë nikoqir i takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja, që pritet të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë.

Ai pritet të takohet me Kurtin para se të fillojë takimi zyrtar.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika