Dakordimi në Ohër, ShBA-ja u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë sa më shpejt zbatimin e obligimeve

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Watson

Foto ilustrim

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, ka thënë se ShBA-ja mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër nga Kosova dhe Serbia, të lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje të dyja palëve të fillojnë sa më shpejt zbatimin e obligimeve.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Watson.

Kurse, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se ShBA-ja do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e obligimeve.

“Është arritur një marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Gjatë të shtunës në mbrëmje, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e aneksit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Borrell tha se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë zbatimin e nenit të 7 të planit evropian, ku në nen thuhet se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e kaluara, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Më lejoni të fiksohem në disa pika specifike Kosova është pajtuar që menjëherë të nisë zbatimin e nenit 7 të planit evropian, për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhmit për serbët në Kosovë, palët po ashtu janë pajtuar për të miratuar deklaratën për personat e pagjetur të negociuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si çështje urgjente. Më duhet të theksoj se fillimisht kemi propozuar një aneks me të detajuar, më ambicioz, por fatkeqësisht palët nuk kanë arritur një marrëveshje për atë version më të detajuar”, ka thënë Borrell.

Edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.

Escobar tha se ky hap jo vetëm që hap rrugën drejt integrimeve evropiane, por hap rrugë drejt një epoke të re të paqes.

“Dua të uroj palët për arritjen e një marrëveshjeje të vështirë, por të nevojshme për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe të parashikueshme midis tyre. Kjo jo vetëm që hap derën për integrime më të mëdha euroatlantike për të dyja shtetet, por hap derën edhe për rajonin për të hyrë në një epokë të re të paqes”, tha Escobar.

“U jam falënderues partnerëve tanë evropianë që na sollën në këtë pikë dhe jam mirënjohës edhe ndaj dy liderëve që kishin guximin politik për të arritur atë që arritën sonte”, tha ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika