Abazi bën pyetje që “sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës”

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka bërë disa pyetje “që sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës”

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë disa pyetje “që sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës”.

“Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?, Pse jo Selaniku apo Vjena?,  Pse nuk ishte Rama në takim?, A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?,  Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?, A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?, Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Abazi ka pyetur se nëse do të vetëmenaxhojnë komunat serbe nëpërmjet strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menaxhojnë apo “ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja”.

“Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën në fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën”, ka shkruar tutje Abazi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika