Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë dhe se në afërsi të viktimës është gjetur një revole

Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të hënën e 20 marsit në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në afërsi të viktimës është gjetur një revole.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar dhe se nuk janë vërejtur shenja dhune.

 Policia po vazhdon ta hetojë rastin.

 Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika