Serweri me këshillë për Kurtin: Nuk është befasi që Vuçiq refuzoi, do të sugjeroja të vazhdonit me hartimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës në një Asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti. Lidhur me këtë, analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, ka sugjeruar Kurtin që të vazhdojë me hartimin

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, ka këshilluar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që të vazhdojë para me hartimin e draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht refuzimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Me anë të një postimi në Twitter, Serweri ka deklaruar se nuk është i befasuar nga refuzimi i presidentit Vuçiq.

“Të bësh personin tjetër t’ju kërkojë të hartoni diçka që i shërben interesave të tij, mund të jetë një teknikë e mirë negociuese, por nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi. Unë do të sugjeroja të vazhdohet para e të hartohet gjithsesi”, ka shkruar Serwer.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës në një Asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës në një Asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika