Macron synon që plani për pensione të nisë së zbatuari deri në fund të vitit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka miratuar këtë projektligj pa miratim në parlament

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se pret që projektligji për pensionet të hyjë në fuqi “deri në fund të vitit”.

Macron e ka miratuar këtë projektligj, pa miratim në parlament.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë në transmetuesin kombëtar, duke thënë se projektligji për rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç, do të “vazhdojë rrugën demokratike”.

Këshilli Kushtetues do të duhet të rishikojë projektligjin në javët në vijim dhe ai mund të shndërrohet në ligj, vetëm pasi ky trup të japë miratimin.

Kjo ka qenë hera e parë që Macron ka folur publikisht, prej kur Qeveria e ka miratuar atë pa e dërguar në parlament.

Ky vendim ka nxitur protesta të dhunshme në Paris dhe shumë qytete të tjera franceze.

Megjithatë, Qeveria u ka mbijetuar dy mocioneve të mosbesimit në parlament të hënën.

Presidenti Macron, 45-vjeçar, ka thënë vazhdimisht se është i bindur që reforma është e domosdoshme në mënyrë që sistemi i pensioneve të mbetet funksional.

“Reforma nuk është luks, nuk është për argëtim, është domosdoshmëri për shtetin”, ka thënë ai.

Macron i ka “dënuar” protestat e dhunshme dhe ka insistuar se “i respekton” sindikatat dhe protestat që janë organizuar nga kundërshtarët e tij, të cilët nuk pajtohen me planin për pensione, shkruan REL.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të enjten dhe për greva në sektorët kyçë, derisa Qeveria ta tërheqë këtë projektligj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika