Kurti: Vetëmenaxhimi jo që nuk është Vetëvendosje, por nuk është as vetëqeverisje, as vetadministrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Vetëmenaxhimi jo që nuk është Vetëvendosje, por nuk është as vetëqeverisje as vetadministrim. Këto janë shprehje të ndryshme jo vetëm fonetikisht, por edhe semantikisht. Nuk është vetëmenaxhimi Vetëvendosje, nuk është as vetëqeverisje, as vetadministrim, është vetëmenaxhim”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

Sipas tij, vetëvendosje është e drejtë e popujve.

Kurti theksoi se serbët në Kosovë nuk janë popuj, janë komunitet, populli është populli i Kosovës, askush dhe asnjë tjetër.

Ai ka kërkuar nga opozita që të mos i çojnë terminologjinë, nocionet, konceptet në kuptim edhe më të skajshëm se vetë Serbia.

“As Serbia, as BE-ja nuk thotë që Vetëvendosja është brenda kësaj marrëveshjeje për komunitetet, por thotë vetëm vetëmenaxhimi. Nuk thonë autonomi politike, autonomi territoriale”, shtoi ai.

Kurti tha se pika 10 e marrëveshjes bazë u referohet atyre 39 marrëveshjeve të mëhershme.

“Aty e gjeni Asociacionin apo Zajdenicën edhe të 2013 dhe 2015. Aty thuhet se duhet të zbatohen të gjitha që janë valide dhe të obligueshme, ka ende punë. Asociacioni askund nuk përmendet në këtë marrëveshje. Vetëm në nenin 10 përmenden të gjitha marrëveshjet. Më 2 tetor 2015, është bërë marrëveshja për Stabilizim-asociim. Kapitulli 2, neni 13 i saj, në pikën 3A thotë Kosova duhet t’i zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Serbinë”.

“39 marrëveshje janë realizuar nga 2 korriku 2011 deri më 25 gusht 2015, pse nuk ishte njohja reciproke në asnjërën nga to? Nëse keni negociuar mirë, nëse keni qenë më të ditur e më të vëmendshëm, si u bë që asnjëra s’e pati asnjëherë njohjen reciproke. Është e vërtetë që duam njohje reciproke që do të thotë që gjendja aktuale faktike që do të thotë është ajo e mosnjohjes së ndërsjellë. Ju lus mos e thoni atë që nuk po e thotë as Serbia”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika