Një burrë sulmohet me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime, pasi ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime në kokë dhe këmbë.

“Viktima mashkull kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika