Haxhiu viziton zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Ferizaj

Gjatë kësa të hëne ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Ferizaj

Pamje nga vizita

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Ferizaj, të hënën e 27 marsit.

“Ministrja Haxhiu u prit në takim nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës, z. Arsim Tahiri si dhe nga udhëheqësja e drejtorisë rajonale e SHSK-së në Ferizaj, znj. Fusharza Kelmendi, me ç’rast e njoftuan ministren me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe falënderuan atë për përkrahjen e vazhdueshme me qellim të avancimit të mëtejmë të punës në SHSK”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Ministrja Haxhiu ka shprehur vlerësimin e saj për angazhimin me përgjegjësi dhe profesionalizëm të treguar nga ana e zyrtarëve të Shërbimit Sprovues.

Në këtë vizitë Haxhiu ka theksuar se mbetet e përkushtuar që “bashkërisht me akter relevant të ofroj përkrahjen e nevojshme me qëllim që shërbimet e ofruara të parapara me ligj të jenë në nivelin më të lartë”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika