Kurti takohet me ambasadorin irlandez, e informon për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan. Në këtë takim kryeministri Kurti e ka informuar ambasadorin irlandez për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Gargan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e Gargan kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

Pamje nga takimi

“Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim Kurti e informoi ambasadorin Gargan për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika