Opozita kritikon konkursin për përzgjedhjen e kandidatit për guvernator të BQK-së

Pamje nga mbledhja e Komisionit për Buxhet, 28 mars 2023.

Anëtarët e panelit përzgjedhës për kandidatët për guvernatorë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sërish janë ftuar në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, ku është diskutuar për listën që është dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Me kritika nga deputetët e opozitës kishte vazhduar mbledhja e Komisionit për Buxhet, pasi është diskutuar edhe për konkursin për guvernator të BQK-së.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se ka konflikt interesi me njërin prej kandidatëve që është sjellë nga paneli përzgjedhës, pasi është edhe pjesë e bordit dhe ka kërkuar që komisioni t’i drejtohet Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ndërkaq, Avdullah Hoti nga LDK-ja ka akuzuar mazhorancën se i ka lënë pa udhëheqës të gjitha institucionet financiare, duke përmendur edhe Trustin, edhe BQK-në, të cilat nga nesër do të mbeten pa guvernator dhe se zëvendësguvernatori është ushtrues detyre.

Sipas Hotit, lista që është sjellë me emrat e 4 kandidatëve nuk i plotëson kushtet për të vazhduar në Kuvend.

Në pyetjen e deputetit të PDK-së, Ferat Shala, se kush do të udhëheqë me BQK, kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, ka thënë se kanë thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për pasdite nëse arrijnë ta mbajnë, për të diskutuar për këtë çështje.

Ndërkaq, Shala e ka quajtur skandaloze përgjigjen e Nurbojës, se nuk e di se kush do ta udhëheqë BQK-në, ndërsa Shala ka pyetur se a do ta drejtojë BQK-në.

Shala më pas ka akuzuar Nurbojën se i gjithë procesi ishte inskenuar që ai të vinte në këtë pozitë

“Me pas tendencë me qenë guvernator kisha aplikuar, e kam shkollimin, i kam kualifikimet nuk është korrekte kjo mënyrë, kush ka dëshirë me qenë u.d për një javë”, ka thënë Nurboja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika