2 vrasje e disa plagosje vetëm gjatë muajit mars në Kosovë

2 vrasje e rreth 5 plagosje kanë ndodhur vetëm gjatë muajit mars në Kosovë. Njohësi I sigurisë konsideron se të gjitha vrasjet e plagosjet po ndodhin me armë pa leje teksa sociologu konsideron se mosndëshkueshmëria e krimeve e shkaqet socio-ekonomike ndikojnë në këtë dukuri

Dy të plagosur në Prishtinë, plagosje në Hajvali, vritet një person në Podujevë, janë vetëm 3 titujt e tri ngjarjeve të tri ditëve të fundit në Kosovë.

E vetëm gjatë muajit mars që nuk ka përfunduar ende, janë vrarë dy persona e janë plagosur të paktën 5 të tjerë.

Ky numër vrasjesh, e plagosjesh të shpeshta po konsiderohet shqetësues e faktorët të shumtë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi thotë se numri i vrasjeve në Kosovë krahasuar me rajonin është i vogël, megjithatë armët pa leje që janë të shumta në qarkullim në Kosovë i konsideron faktor në këtë dukuri.

Ai fton Ministrinë e Brendshme që të jenë të shpejt në një strategji të re lidhur me këtë cështje.

“Duhet menduar prap një strategji, me qëllim që ky numër kaq I madh I armëve ilegale dhe mjeteve të rrezikshme të vuhen nën kontrollë, për ato cka mund të legalizohen të legalizohen, ndërsa pjesa tjetër të dorëzohet, pasi që shumica e këtyre vrasjeve po vijnë nga armët ilegale”, ka thënë Ibishi.

Sociologu Jeton Brajshori thotë se shumica e kryersve të këtyre veprave janë recidivistë, teksa përmend shkaqet socio-ekonomike që shtyjnë në vepra të tilla.

“Institucionet duhet ta kryejnë detyrën e tyre si duhet mos ta neglizhojnë, për arsye se po kemi raste të tilla të vrajeve.  Arsye tjetër që ndikon në vrasje janë edhe shkaqet socio-ekonomike, fatkeqësisht tek në kemi një numër të madh të papunësh, dhe kur e kemi statusin material më të ulët, dhe kemi problem elementare për egzistencë, atëherë edhe emocionet na punojnë ndryshe dhe në këtë mënyrë edhe ky është indikatori”, ka thënë Brajshori.

Përndryshe sipas statistikave të policisë, çdo vit konfiskohen mbi 1000 deri 1500 armë pa leje nga duart e qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika