Arrestohen tre persona për prostitucion

Policia ka arrestuar tre persona në Prishtinë nën dyshimin se janë marrë me prostitucion dhe për armëmbajtje pa leje, të cilët kanë ofruar edhe lokale për kryerjen e këtyre veprave

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, një burrë dhe dy gra në Prishtinë, nën dyshimin se janë marrë me prostitucion dhe për armëmbajtje pa leje.

Në raportin 24-orësh thuhet se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.

Si prova materiale janë sekuestruar, tre telefona, 80 euro dhe një pistoletë me katër fishekë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika