Arrestohet një person, dyshohet se dhunoi një të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Klinë nën dyshimin se kryer veprën penale "Dhunim"

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë arrestimi thuhet se është bërë të mërkurën pasi rreth orës 13:30, nё stacionin policor në Klinë kishte ardhur prindi i viktimës e që e kishte paraqitur të miturën si person tё zhdukur.

“Më datë 29 mars 2023, rreth orës 13:30, nё stacionin Policor Klinё ka ardhur prindi i viktimës, dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij (tё mitur). Ankuesi deklaron se vajzën e ka kёrkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës. Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika