“Luftëtarët tanë të lirisë”, pas kritikave Aliu përmend edhe Thaçin, Veselin e Krasniqin

Ndërsa, pas një kohë të shkurtë dhe kritikave që ka marrë Aliu theksoi se “sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës”

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Librun Aliu (ilustrim)

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Librun Aliu pas kritikave që ka marrë, pasi se ka përmendi vetëm ish-deputein e partisë së tij, Rexhep Selimin, ai ka përmendur edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Aliu më herët kishte shkruar se deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral!”, duke iu drejtuar vetëm Selimin, gjykimi i të cilit filloi sot në Hagë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, Thaçin, Veselin dhe Krasniqi.

“Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!”, kishte shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook, të bashkangjitur me një foto të Selimi në seancën gjyqësore.

Ndërsa, pas një kohë të shkurtë dhe kritikave që ka marrë Aliu theksoi se “sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës”.

“Brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë. I kemi dëgjuar historitë e tyre prej më të vjetërve, qysh kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur me ta, jemi angazhuar krah për krah, dhe kemi ndarë sfidën e sakrificën bashkë me ta. Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, ka shkruar Aliu.

Ndërkaq, më herët është mbyllur dita e parë e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Më 4 prill, ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të nisin deklaratat e tyre hapëse, në rastin që ka të bëjë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në fillim të gjykimit, ish-kreu i Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi para trupit gjykues se është plotësisht i pafajshëm.

Ai tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.

Po ashtu edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u deklaruan sërish të pafajshëm para trupit gjykues ku e konfirmuan deklarimin e seancës së parë, ku ishin deklaruar të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika