Zelensky thotë se Bakhmuti ende kontrollohet nga forcat ukrainase

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase vazhdojnë ta mbajnë qytetin e vijës së frontit në lindje të Ukrainës, Bakhmutin, pavarësisht pretendimeve ruse se e kanë kapur atë.

Ai tha se një tërheqje e forcave ukrainase do të ishte e mundur nëse kjo do të nënkuptonte shpëtimin e trupave ukrainase.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që të mos humbasim ushtarët tanë”, tha ai, duke shtuar se në rast se trupat ukrainase do të rrethohen, “do të merren vendimet përkatëse të sakta”, shkruan REL.

Qyteti i Bakhmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve qëkur ka nisur lufta në Ukrainë.

Më herët, Ukraina ka thënë se kontrollimi i Bakhmutit përbën “nevojë ushtarake”.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika