PSG heq videon promovuese pas shpërthimit të Mbappes ndaj klubit

Klubi i Ligue 1, Paris Saint-Germain, ka hequr një video promovuese për biletat e tyre të sezonit 2023/24, pasi Kylian Mbappe kritikoi klubin për përdorimin e një klipi nga një intervistë pa kërkuar më parë leje prej tij

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino dhe Kylian Mbappe.

Klubi francez, Paris Saint-Germain, ka hequr një video promovuese të biletave sezonale, pasi sulmuesi Kylian Mbappe ishte ankuar për përmbajtjen e saj.

Francezi kishte reaguar ashpër ndaj klubit, pasi e kishte vendosur atë si imazh kryesor në fushatën e abonimeve dhe në shitjen e biletave për sezonin e ardhshëm.

Mbappe kishte shprehur pakënaqësinë e tij për fushatën promovuese të biletave sezonale të PSG-së 2023-24, pasi materialet u fokusuan pothuajse tërësisht tek ai – dhe nuk shfaqën Lionel Messin ose Neymar.

Tani klubi e ka hequr videon nga rrjetet sociale.

“Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023-24, dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar me përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për ‘Kylian’ Saint-Germain. Sinqerisht, Mbappe”, kishte shkruar Mbappe në deklaratën e tij.

Mbappe është padyshim një figurë kryesore për PSG-në, duke kaluar Edison Cavanin për t’u bërë golashënuesi i tyre më i mirë i të gjitha kohërave në fillim të këtij viti.

Ai ka drejtuar skuadrën në mungesë të kapitenit të zakonshëm Marquinhos. Por mes thashethemeve se Messi dhe Neymar mund të largohen këtë verë, Mbappe dëshiron të shmangë çdo gjë që mund të çojë në mosmarrëveshje në dhomën e zhveshjes.

Kontrata e Mbappes skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por ai mbetet i lidhur me Real Madridin, pavarësisht se e kishte shpërfillur vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika