“Albin Kurti është produkt i Hashim Thaçit”

"Nëpërmjet asaj që e ka kundërshtuar Hashimin, i ka kundërshtuat xhipat, e ka kundërshtuar takimin me Vuçiqin, i ka kundërshtuar negociatat, e ka kundërshtuar shtetin, e ka kundërshtuar formimin e Kosovës, e ka kundërshtuar kravatat e shumë tjera dhe i ka bindur qytetarët"

Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës është produkt i ish-presidenit, Hashim Thaçi.

Sipas Arifit, Kurti tërë kohën e ka kundërshtuar Thaçin dhe nëpërmjet kësaj logjike ai është produkt i ish-presidentit që po mbahet në Hagë.

“Njëra ndër ato për çka e vlerësojë Thaçin, është, qasja që e ka pasur për të bashkangjitur Luginës e Preshevës me Kosovën, ka qenë një momentum, të cilën edhe Albin Kurti në atë kohe e ka kundërshtuar, edhe unë jam tej mase i irrituar me Albinin, sepse jo vetëm që e ka kundërshtuar, ka organizuar demonstratë në Mitrovicë në 2019 kundër teorisë së Hashim Thaçi, kështu në këtë kontekst unë e shoh Albinin si një produkt të Hashim Thaçit…Nëpërmjet asaj që e ka kundërshtuar Hashimin, i ka kundërshtuar xhipat, e ka kundërshtuar takimin me Vuçiqin, i ka kundërshtuar negociatat, e ka kundërshtuar shtetin, e ka kundërshtuar formimin e Kosovës, e ka kundërshtuar kravatat e shumë tjera dhe i ka bindur qytetarët”, ka thënë Arifi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika