Prezantohet analiza për harmonizimin e ligjeve relevante me Ligjin për Barazi Gjinore

Grupi Punues për Barazi Gjinore ka mbajtur sot punëtori një-ditore në të cilën u prezantua analiza për harmonizimin e ligjeve relevante me Ligjin për Barazi Gjinore

Pamje nga puntoria një-ditore

Grupi Punues për Barazi Gjinore, i themeluar në kuadër të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka mbajtur sot punëtori një-ditore në të cilën u prezantua analiza për harmonizimin e ligjeve relevante me Ligjin për Barazi Gjinore, me qëllim të fuqizimit të grave dhe aktivizimin e tyre në jetën publike.

“Anëtarët e grupit patën mundësi të njoftohen dhe të komentojnë përmbajtjen e kësaj analize, e cila do të shërbejë si bazë për punën në muajt në vijim. Ndryshimet e nevojshme ligjore u identifikuan në sektorë të ndryshëm të pjesëmarrjes së grave në jetën publike, duke përfshirë politikën, shëndetësinë, arsimin”, njofton Presidenca.

Pamje nha puntoria një-ditore

Në këtë njoftim thuhet se Grupi Punues pas finalizimit të kësaj analize do të propozojë hapa konkret dhe do të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse.

“Grupi për Barazi Gjinore funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe garanton koordinim ndërinstitucional dhe përfaqësim gjithëpërfshirës me qëllim të mbarëvajtjes së këtij procesi të rëndësishëm për avancimin e barazisë gjinore në institucione, sektorë ekonomik dhe procese të rëndësishme publike e politike”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika