Leposaviq: Ndalohen dy kamionë me targa të Serbisë, kishin ngarkuar pemë e perime me vlerë rreth 10 mijë euro

Në Jashanicë të Leposaviqit janë ndaluar dy kamionë me targa të Serbisë, të cilët kishin të ngarkuar pemë e perime me vlerë rreth 10 mijë euro

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Jashanicë të Leposaviqit janë ndaluar dy kamionë me targa të Serbisë.

Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndalur një kamion me targa të Serbisë duke shkuar në drejtim të Republikës së Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton tutje se në kamion kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth katër mijë euro.

“Me vendim të prokurorit malli dhe mjeti dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

Në rastin e dytë kamioni drejtohej nga i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Serbisë.

“I njëjti në kamion kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth gjashtë mijë euro. Me vendim të prokurorit malli dhe mjeti dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet mes të tjerash në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika