Rizvanolli: Konsumi i energjisë elektrike në veri ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dyshifrore

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se është ndaluar edhe një aktivitet “jashtëligjor” i minimit të kriptovalutave në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar 20 pajisje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dyshifrore.

Me anë të një postimi në Facebook, Rizvanolli ka theksuar se këtë të diel është ndaluar edhe një aktivitet “jashtëligjor” i minimit të kriptovalutave në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar 20 pajisje.

Kjo shtesë 174 pajisjeve për aktivitete jashtëligjore të cilat janë sekuestruar në Zubin Potok para dy ditësh, dhe mbylljes së tre laboratorëve të lëndëve narkotike në fillim të muajit.

“Falë punës së shkëlqyeshme të Policisë së Kosovës e Ministrisë së Punëve të Brendshme, konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dy-shifrore”, shkroi ajo.

Sipas ministres Rizvanolli, këto raste dhe zhvillimet e ngjashme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me marrëdhëniet ndëretnike, “si është tendenca të portretizohen nga disa individë”.

Ajo thekson se këto kanë të bëjnë me rregullin e ligjit e ndalimin e aktiviteteve jashtëligjore dhe krimit të organizuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika