Putin takon ministrin kinez të mbrojtjes në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se bashkëpunimi ushtarak është një fushë kyçe e fuqisë mes dy vendeve

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin kinez të Mbrojtjes Li Shangfu të dielën në Moskë, duke përshëndetur bashkëpunimin e tyre të ngushtë ushtarak.

Sipas Kremlinit, Putin tha se vizita e fundit e presidentit kinez Xi Jinping ishte “shumë produktive” dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës po zhvillohen mirë në të gjitha fushat, përfshirë departamentet ushtarake, shkruan CNN.

Videoja e mbajtjes së takimit ka treguar të dy ata duke shtrënguar duart para se të uleshin në tavolinë.

Putin tha se bashkëpunimi ushtarak është një fushë kyçe e fuqisë mes dy vendeve.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit qëkur u bë ministër i mbrojtjes, Li tha se Moska dhe Pekini “kanë marrëdhënie shumë të forta, që i tejkalojnë aleancat ushtarako-politike të Luftës së Ftohtë”, sipas deklaratës së Kremlinit.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Takimi i fundit diplomatik midis zyrtarëve rusë dhe kinezë vjen në një kohë të një kontrolli të shtuar perëndimor rreth marrëdhënieve të dy qeverive – dhe se si ajo luan në luftën në Ukrainë.

Putin dhe Xi u paraqitën si ndërmjetës paqeje gjatë një vizite miqësore në Moskë muajin e kaluar, por propozimet e liderit kinez për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë nuk përfshijnë asnjë dispozitë që Moska të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase dhe u hartua pa asnjë përfshirje nga Kievi.

Ndërsa Kina dhe Rusia kanë forcuar lidhjet muajt e fundit, SHBA-ja nuk ka parë prova që Kina i ka ofruar mbështetje materiale sistematike Kremlinit, pasi Putini kërkon rrugë për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore dhe për të plotësuar ushtrinë e saj, sipas zyrtarëve të lartë të Thesarit të SHBA-së.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika