Kurti takon shokët e burgut në Drenas

Këtë të hënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar shokët e burgut në Drenas

Kryeministri Kurti me shokët e tij të burgut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar shokët e burgut në Drenas, të hënën e 17 prillit.

“Në Drenas, takova sot dy shokët e mi të burgut, Milazim Mustafën dhe Elmi Gjylanin, ish të burgosur politik. Për të parën herë ishim takuar në burgjet e Pozharevcit e Nishit, në vitin 1999. Këtë herë, me ta ishin bijtë e tyre, të rritur”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka treguar se gjatë kohës sëvuajtjes së dënimit, djali i Milazim Mustafës, Asdreni ishte 3 vjeçar, ndërsa djali i Elmi Gjylani, Altini ishte foshnje.

“Milazimi ishte burgosur së bashku me dy vëllëzërit e tij, Halilin dhe Përparimin. Kujtuam bashkë vëllaun e vogël të tij, Përparimin, i cili ka ndërruar jetë më 5 shkurt të këtij viti, pas një infarkti. Ai ishte idealist e punëtor, ish i burgosur politik, që pas luftës, për 22 vite kishte punuar si vozitës i furgonit”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

“Në sytë e Milazimit e Elmisë rrëzëllen dashuria për Kosovën, e në fjalët e tyre nuk dëgjohet tjetër veçse urata për kombin. Kështu i mbajë mend në burg, si motivues e shokë që të qëndrojnë pranë, kështu janë po edhe sot”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika