Tahiri: Qytetarët e Kosovës do të mund ta festojnë natën e Vitit të Ri 2023, me një mundësi të re më 1 janar 2024

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se qytetarët e Kosovës do të mund të festojnë natën e Vitit të Ri 2023, me një mundësi të re më 1 janar 2024

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se qytetarët e Kosovës do të mund ta festojnë natën e Vitit të Ri 2023, me një mundësi të re më 1 janar 2024.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës do ta mund ta festojnë natën e Vitit të Ri 2023, me një mundësi të re me 1 janar 2024”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka shtuar se për këtë mbyllje të “padrejtësisë evropiane” ia vlen të shënohet me një festim kolektiv.

“Ja vlen që mbyllja e kësaj padrejtësie evropiane të shënohet me një festim kolektiv nga qytetarët më proevropian në kontinent”, ka shtuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

“Tani është koha të punohet për një regjim pa viza me SHBA-të, referencën tonë identitare”, ka theksuar tutje Besnik Tahiri.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika