ShBA-ja pret zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme në mes të Kosovës dhe Serbisë

Departamenti Amerikan i Shtetit -DASH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) presin nga Kosova dhe nga Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Një muaj më parë, në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë arritën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e ShBA-së, një marrëveshje gojore për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

“SHBA-ja dhe BE-ja presin nga të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç kanë konfirmuar se do të bëjnë dy udhëheqësit në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të DASh-it për Zërin e Amerikës, ndaj pyetjes për zbatimin e asaj për të cilën palët janë marrë vesh në Ohër.

DASh-i ka theksuar se SHBA-ja mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve.

“Ne jemi të përqendruar mbi zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’u ndihmojmë atyre të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore dhe më të parashikueshme si fqinj, gjë që do të mundësonte stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon”, thuhet në deklaratën e DASh-it.

Më 18 prill, Bashkimi Evropian ka formuar një Komision të Përbashkët për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së arritur nga udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, në takimin e tyre në Ohër, më 18 mars.

Siç është bërë e ditur nga Brukseli, Komisioni do të kryesohet nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq.

Formimi i Komisionit të Përbashkët është paraparë në aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika