Ka ndërruar jetë ish-futbollisti legjendar ukrainas, Shevchenko

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare ish-portieri legjendar ukrainas dhe më vonë gjyqtar i futbollit, Vadim Shevchenko

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare ish-portieri legjendar ukrainas dhe më vonë gjyqtar i futbollit, Vadim Shevchenko.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Ukrainës nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Një tjetër humbje e madhe për futbollin ukrainas. Në moshën 67-vjeçare na la një ish-futbollist, gjyqtari dhe zyrtari në federatë. Federata e Futbollit të Ukrainës shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe miqtë e Vadim Shevchenkos. Do të jetoni përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e Federatës së Futbollit në Instagram.

Shevchenko ka luajtur futboll gjatë ish-Bashkimit Sovjetik dhe gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Avanhard, Krivbas, Pakhtakor, Kiev dhe Niva.

Ai shërbeu vetëm një sezon në kampionatin e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe pas rënies së shtetit, ai ishte gjyqtar në ligën ukrainase për më shumë se dhjetë vjet.

Ai ka qenë edhe në listën e FIFA-s për gjyqtar, pasi ka gjykuar ndeshjen kualifikuese për Botërorin në SHBA mes Ishujve Faroe dhe Rumanisë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika