Haxhiu për Njazi Thaçin: Kurti e ka shkarkuar për shkak të mbiemrit (VIDEO)

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka deklaruar se kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar nga detyra ish-drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi për shkak të mbiemrit të tij.

I ftuar në ”FIVE” të RTV Dukagjini, Haxhiu ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës kishte performance më të mire në kohën e Njazi Thaçit dhe se keqperformanca e tij, sipas Haxhiut, nuk bënte pjesë në mesin e arsyejeve për shkarkim.

“Mua më erdhi keq se sot zoti Kurti e përmendi një person të cilin e ka shkarkuar vetëm për shkak të mbiemrit, Njazi Thaçin. Albin Kurti nuk e ka shkarkuar Njazi Thaçin për shkak të performances së dobët, keqmenaxhimit apo keqpërdorimeve sepse në kohën e Njazi Thaçit, KEK-u ka prodhuar energji mjaftueshëm për Kosovën dhe ka qenë prej ndërmarrjeve me performancën publike më të mirë dhe me raporte të auditorit pa vërejtje. Do donte të gjente shkelje ligjore të Njazi Thaçit dhe ta proceduronte në Prokurori por s’ka gjetur asgjë. Edhe ky komisioni hetimor që u kërkua nga LVV nuk gjeti asgjë sepse ishin deputet të LVV-së në atë komision. Nuk gjetën asnjë keqpërdorim të Njazi Thaçit”, ka thënë Haxhiu gjersa ka ritheksuar se “Është fakt që në kohën e Njazi Thaçit ka pasur stabilitet në KEK, por është shkarkuar vetëm për shkak të mbiemrit”.

Tutje, ai ka thënë se lidhja familjare e Njazi Thaçit me ish-presidentin e Republikës së Kosvës, Hashim Thaçi ishte arsyeja e shkarkimit të tij.

Njazi Thaçi ishte i dyshuar për korrupsion brenda KEK-ut për dhënien e një tenderi milionësh.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika